10:44 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo lë bakshish të madh në Greqi, i lë pa fjalë punëtorët në Greqi (Foto)

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror, Cristiano Ronaldo vendosi të kalonte disa ditë pushimi në Greqi, përpara se të shkonte në Itali për tu prezantuar në skuadrën e Juventusit.

Futbollisti qëndroi në resortin luksoz Costa Navarino në Peloponez, ku i ka habitur të gjithë me shifrën marramendëse të bakshishit që ka lënë për punonjësit e hotelit ku qëndroi.

Ronaldo la një shumë prej 20 mijë eurosh dhe i kërkoi stafit drejtues të resortit ta ndante shifrën në mënyrë të barabartë për të gjithë punonjësit që u përkujdesën për të.

Temat: