14:22 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo në histori, askush si ai (Video/Foto)

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në ndeshjen Portugali – Maroku.

Ylli i Real Madridi shënoi golin e epërsisë për ekipin kombëtar, duke thyer një rekord, shkruan IndeksOnline.

Portugezi është bërë futbollisti i parë europian në histori që shënon 85 gola për kombëtare (shtetin).

Ai kaloi legjendën e futbollit hungarez, Ferenc Puskas, i cili në 85 ndeshje kishte shënuar 85 gola.

Kujtojmë që deri tani në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, Ronaldo ka shënuar katër gola./IndeksOnline/