18:54 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldo po përjeton “tmerrin” në Itali, ia nxijnë syrin

Futbollisti i Juventusit, Cristino Ronaldo është fotografuar duke shijuar pushimet me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në Sardenjë.

Por një detaj i veçantë është vënë re tek 33-vjeçari. Cristiano është fotografuar me syrin e nxirë ndërsa lahej në det.

Ylli i futbollit ka marrë një goditje në syrin e majtë por nuk dihet nëse iu është shkaktuar gjatë ndeshjes me Parmën apo në ndonjë incident tjetër.

Ronaldo ka zhvilluar tri ndeshje në Serie A, mirëpo ende edhe pas 270 minutave nuk e ka gjetur golin e parë. /IndeksOnline/