22:27 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo rrit buxhetin e Juventusit për 130 milionë

Cristiano Ronaldo tek Juventus është cilësuar si operacioni i shekullit. Bardhezinjtë kanë bërë një investim të rëndësishëm, por duket se do të dalë e fituar në fund. Ky është rezultati që ka dalë nga një studim i bërë nga Kpmg, kompani e specializuar në analiza financiare.

Sipas këtij studimi, klubi torinez do të rrisë të ardhurat me 100-130 milionë euro në harkun e 2-3 sezoneve. Një rezultat ky, nëse kthehet në realitet, që do t’i lejojë klubit të Agnelli-t të kalojë murin 500 milionë euro të të ardhurave.

Kjo do t’i jepte mundësinë kampionëve të Italisë që t’i afroheshin gjigantëve të futbollit europian, si Manchester United dhe Real Madrid. Edhe këtë herë, Juventus ka treguar se është disa hapa para rivalëve të saj në Serie A.