21:54 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo shtron darkë pas transferimit në Juve! (Foto)

Cristiano Ronaldo është emri që është lakuar më së shumti gjatë kësaj jave.

Ylli portugez u largua nga Real Madridi dhe u transferua në Itali, te Juventusi, shkruan IndeksOnline.

Ronaldo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet me anëtarët e familjes dhe agjentin e tij Jorge Mendes duke ngrënë darkë.

“Moment i bukur”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit te ekipi i Juventusit do të fitojë plotë 30 milionë euro në vit./IndeksOnline/