08:40 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldo tregoi përformancë të jashtëzakonshme në minutat e fundit

Juventus ka shënuar fitore të rëndësishme duke mposhtur Frosinonen me rezultat 2-0 në një fitore që erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.

Njërin gol e shënoi Cristiano Ronaldo i cili po tregon se është rikthyer te goli në dy ndeshjet e fundit.

Portugezi madje ka qenë shumë aktiv edhe në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan indeksonline.

Ai edhe pse 33 vjeç ka bërë dy vrapime të gjata për të bërë presion ndaj kundërshtarit.

Ronaldo shihet se është shumë i përgatitur edhe përkundër moshës. /IndeksOnline/