14:13 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ronda Rousey shkruan historinë, shpallet kampione në WWE

Vetëm disa muaj pasi i bëri paraqitjet e saj të para në WWE, superylli, Ronda Rousey e ka fituar titullin e kampionit në RAW në kategorinë e femrave, duke u bërë vetëm personi i dytë që i fiton titujt e UFC-s dhe WWE-s.

Kur Ronda Rousey debutoi në WWE në ë janar, e dinim se gjëra të mëdha po vinin nga ish-kampionja e botës në UFC.

Rousey debutoi në Wrestlemania 34 në një sfidë së bashku me Kurt Angle kundër Stephanie McMahon dhe Triple H, duke bërë njërin prej debutimeve më të mira profesionale, transmeton IndeksOnline.

Ajo sfidoi për titull në ngjarjen, ”Money in the Back” në kategorinë e femrave këtë vit, por pa sukses.

Mbrëmjen e kaluar, ajo kishte shansin e dytë ta fitonte titullin kur u përballë me Alexa Bliss në SummerSlam.

Atje, Rousey triumfoi për herë të parë duke i ndjekur hapat e Brock Lesnar, i cili është kampion në UFC si dhe në WWE./IndeksOnline/

Temat: