18:38 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rooney tregon pse refuzoi milionat nga Kina për t’u rikthyer në Everton

Wayne Rooney zgjodhi të rikthehej te Everton në vend që të shkonte në një vend si Kina pasi kishte nevojë për presionin e lojës kompetitive.

Ish-sulmuesi i United iu bashkua ekipit të fëmijërisë duke firmosur një kontratë dyvjeçare për një shumë që nuk është bërë publike.

32-vjeçari thotë se kishte oferta joshëse jashtë Anglisë.

“Nuk është mënyra se si i bëj unë gjërat, më duhen golat, më duhet ai presioni. Dëshira për të luajtur do të humbiste nëse do të kisha zgjedhur një opsion tjetër,” shprehet ai për Football Focus.

“E dija që rikthimi tek Everton do të kishte më tepër presion, dhe ajo është gjëja që doja. Doja të provoja veten time sërish te Everton dhe të fitoj trofe me klubin.

“Shpresoj që në dy-tre vitet e ardhshme t’ia arrijmë.”

Rooney ka luajtur 559 ndeshje për United, duke shënuar 253 gola.

Ai ka fituar pesë tituj Premier League dhe Champions League, Europa League dhe FA Cup që kur iu bashkua nga Everton për 35 mln euro në 2004.

Temat: