21:09 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Roshi shënon në fitoren e Groznyt (Video)

Odise Roshi ka shënuar një gol në fitoren e Akhmat Groznyt.

Grozny arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur 2 me 0 ekipin e Anzi Makhackala, shkruan IndeksOnline.

Në një nga golat e shënuar, realizator ishte mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi.

Roshi u inkuadrua në lojë në minutën e 46’të, duke zëvendësuar të larguarin, Bernard Berisha. Kurse, golin e shënoi në minutën e 87’të.

Një shenj në këtë ndeshje e la edhe kosovari, Berisha i cili u ndëshkua me të verdhë në minutën e 41’të. Në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari tjetër, Bekim Balaj, i cili e lëshoi fushën në minutën e 66’të./IndeksOnline/

Temat: