11:16 / E Enjte, 07 Qershor 2018

Royal Mall, qendra e vetme tregtare brenda qytetit hapet më 21 qershor

Kosovarët nuk do të kenë më nevojë të dalin jashtë vendit për veshje, ushqime dhe aksesorë. Royal Mall, premton se do ta ndërrojë këtë trend, përmes ofrimit të zgjidhjeve të reja të cilat po i sjell më 21 qershor – kur edhe hapet zyrtarisht

Prishtinës po i shtohet edhe një qendër ekskluzive tregtare brenda qytetit. Royal Mall ka njoftuar se do t’i hapë dyert e saj më 21 qershor, zyrtarisht, për të sjell dhjetëra brende dhe mundësi të reja të cilat deri më tani nuk kanë ekzistuar në kryeqytet.

Royal Mall do të jetë qendra e vetme tregtare e cila do të sjell patinazh dhe ngjitje profesionale në mur, për fëmijët dhe të rriturit, rreth 50 dyqane dhe marka që vijnë për të parën herë në Kosovë, si dhe shumë risi dhe karakteristika që nuk janë parë apo përjetuar më herët në vendin tonë.

“Edhe pak ditë kanë mbetur që dyert e Royal Mall të hapen për të gjithë konsumatorët, të cilët me padurim po e presin këtë risi të madhe në qytet. Me mbi 15,000 metra katrorë, qindra vende parkingu dhe qasje nga të gjitha hyrjet dhe daljet kryesore të kryeqytetit, Royal Mall do të shndërrohet në destinacionin më ikonik të blerjeve në qytet” ka thënë Teuta Kryeziu, drejtoreshë e Royal Mall.

Në mesin e dhjetëra markave dhe risive që vijnë me Royal Mall janë edhe markat e mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë Michael Kors, Love Moschino, Puma Store, Doppelgänger, Calzedonia, Gentli shoes, Roman, Hugo Boss, Pinko, Dreamkid, MaxMara, JOOP!, Only, Diesel, Marella, G-star Raw, Selected Homme, Name it, Camper, Dikkembergs, Tezenis, Intimissimi, Migato, Primadonna Collection dhe Maison de Parfum, mes tjerash.