09:28 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rrah ish-gruan në sy të fëmijëve, arrestohet gjilanasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka rrahur ish-gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në qytet ka takuar ish gruan e tij K-Shqiptare, ku në prezencë të dy vajzave e ka sulmuar fizikisht me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/

 

Temat: