07:07 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrahet gazetari serb që po heton vrasjen e Ivanoviqit (Foto+18)

Gazetari serb Stefan Cvetkoviqi, që po heton vrasjen e Oliver Ivanoviqit është rrahur brutalisht në mes të Beogradit.

Në njërin nga postimit e tij në Facebook, ka thënë se gjendet i sigurt jashtë Serbisë, pa e bërë të ditur se si ka ikur, gjersa ka publikuar fotot me plagë.

Cvetkoviqi ka thënë ndër të tjera se “e madhe është forca me të cilën po përballem, por se e shenjte është shenjtëria me të cilën mbrohem. Mua mund të më vrisni, por jo edhe të vërtetën”.

Cbetkoviqi ka dhënë e edhe një deklaratë në institucionet hetimore të Republikës së Kosovës për vrasjen e Ivanoviqit.

 

Gazetarë të tjerë qe po e hetojnë vrasjen e Ivanoviqit, kanë akuzuar direkt pushtetin në Serbi si përgjegjës për vrasjen e Ivanoviqin, ashtu edhe për trysnitë dhe kërcënimet që po ia bënë pushteti atyre. Para më shumë së 10 ditësh Cbetkoviq qe kidnapuar nga persona ende të panjohura në vendlindjen e tij në Bellacërkë, por ky kidnapim ka lënë shumë dyshime.