23:23 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrahet ish-ambasadori britanik në SHBA (Foto +18)

Ish-ambasadori britanik në SHBA, është rrahur keq nga dy të rinj dhe ka përfunduar në spital.

“Sir Christopher Meyer, 74 vjeç, ishte në Victoria, kur u shënjestrua nga dy sulmues”, tha gruaja e tij për “Times”.

Diplomati në pension, derisa po kthehej në shtëpi, mbeti i gjakosur, me një sy të fryrë dhe hundën e thyer.

Gruaja e Sir Christopher, Baronesha Meyer tha se nuk e mban mend sulmin, por policia beson se çiftin mund të kenë dashur ta vjedhin.

“Unë jam absolutisht e tronditur nga niveli i brutalitetit. Është e tmerrshme, diçka të tillë mund ta shihni në një zonë lufte”, tha ajo.