10:45 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrahet tekniku në Emergjencë të QKUK-së (Foto)

Një teknik në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mbrëmë është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit dhe ka nisur ta hetoi rastin e sulmit.

Sulmuesi ende nuk dihet nëse është pacient apo familjar i ndonjë pacienti.

Ndërsa mësohet se mjekët e Emergjencës sot për disa qaste kanë protestuar për këtë sulm duke iu bërë thirrje organeve të rendit të veprojnë dhe të parandalojnë raste të tille.

Nuk është herë e parë që mjekët dhe teknikët sulmohen në kryerje të detyrës zyrtare./Indeksonline/