11:18 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrahje mes pesë personave me thikë e shufër metalike në Prishtinë

Pesë persona të dyshuar janë rrahur mes veti në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, të njëjtit janë arrestuar. Si pasojë e lëndimeve trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve dhe iu është ofruar  tretman mjekësor në QKUK, transmeton Indeksonline.

Në vend të ngjarjes janë konfiskuar një thikë, një shkop druri, një shufër metalike dhe një veturë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/