09:22 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrahje në Fushë Kosovë, gjashtë persona të lënduar

Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës ka ndodhur një rrahje masive të enjten pasdite si pasojë e një mosmarrëveshje.

Për këtë rast, pesë persona pasi kanë pranuar trajtim mjekësor, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor në QKUK, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/