11:20 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Rrahje në Podujevë mes 4 personave

Policia ka njoftuar se 4 persona janë përleshur pas një zënke që kishin pasur mes vete, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Gjatë kontrollit tek njëri nga katër të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar një shufër gome.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar./Indeksonline/