10:06 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rrahje në Prishtinë, arrestohen dy persona

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në lagjen “Ulpianë” të Prishtinës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Rrahja mes dy personave ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse hetimet ende janë duke vazhduar./Indeksonline/