09:22 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Rrahje për pronë në Suharekë

Dy viktima meshkuj, si pasojë e një kontesti pronësor janë rrahur me katër persona të tjerë në Suharekë.

Lëndime të lehta trupore  kanë pësuar katër persona dhe pas intervistimit  me vendimin e prokurorit tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Indeksonline/