08:40 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i cili ka rrahur gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij, viktimën femër K/Shqiptare. E njëjta ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

 

Temat: