16:51 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrëfimi: Bëra seks të mrekullueshëm me mikun tim, është i bukur, ka trup të formësuar…

Bëra seks me një shokun tim me të cilin shkuam për një vikend bashkë me shoqërinë e punës. Por, ai nuk më ka folur më që atëherë.

Ishte një aventurë e shkëlqyer.

Njëri nga shokët do e ndërronte punën dhe vendosëm që bashkë të kalonim një vikend bashkë. Prenotuam hotel në Barcelonë, por kur shkuam atje kuptuam që kishim shtretër dyshe. Në ishim 3 vajza e 3 djem, transmeton Indeksonline. Por, e dinim se do e respektonim njëri-tjetrin.

Natën e parë kemi pirë e kemi kaluar shumë mirë. Natën e dytë dolëm dhe pimë sa kemi mundur, aq sa nuk e dinim se ku po shtriheshim. Gjatë natës e ndjeva se shoku im po më prekte nëpër kurriz, dhe unë papritmas e ktheva fytyrën nga ai. Aty u kujtova se sa i bukur dhe sa trup të formësuar që ka ai.

Atë natë bëmë seks të mrekullueshëm. Kam pasur lidhje të mëhershme por asnjëherë sikur kjo.

Çështja është se ne na zuri gjumi atë natë në krahët e njëri-tjetrit dhe në mëngjes u zgjuam pasi na bëri zë dikush nga miqtë. U bëmë gati shpejt dhe u nisëm për rrugë, transmeton Indeksonline. Asnjëri nga ne të dy nuk ka folur asnjë fjalë për atë natë.

Është e çuditshme, por as nuk dua që miqësia jonë të përfundojë.

Përgjigja e psikologes:

Është e mundur që edhe ai të jetë po kaq konfuz sa ti. Ai sigurisht nuk ka thënë asnjë fjalë për shkak se nuk do që të prishet miqësia mes jush, transmeton Indeksonline. Gjejeni një moment vetëm dhe thuajini që nuk doni që ajo që ka ndodhur mes jush, ta prish marrëdhënien tuaj miqësore.

Nëse ti dëshiron që të jeni më shumë se shokë, ftojeni për një pije. Por, assesi mos përfundoni në një lidhje “shokë më benefite”. Kjo do të përfundonte shumë keq për të dy sepse është tejet e veshtirë që të ndani seksin nga emocionet./Indeksonline/