20:30 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Rrëfimi i Limajt pas vendimit të Gjykatës në rastin “Bellanica”

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ku u shpall i pafajshëm në rastin “Bellanica”, Fatimir Limaj, theksoi se organi ndjekës nuk u bazuar në prova dhe fakte, por në emrin e tij.

Në emisionin “Argument Plus”, Limaj theksoi se askush nuk mund të ndiqet për një vrasje, vetëm se kishte përgjegjësi komanduese për zonën ku është kryer vrasja.

“Çështja e drejtësisë nuk është thjesht me kry një punë, çështja e hetimit të së vërtetesë nuk është thjesht me kry një punë administrative, është më tepër se kaq’, tha Limaj për TV21.

“(Ky proces) ishte krejt i panevojshëm për faktin se të gjithë e kanë ditur, edhe organi i akuzës, edhe ne, edhe një jurist i thjeshtë e ka ditur që ky proces nuk ka asnjë provë, asnjë fakt”, shtoi ai.

“Si mundet të akuzojë dikush për përgjegjësi komanduese kur nuk dihet urdhëhrdhënësi. Poruroria e ka dëshmu vetë: nuk dihet kush e ka bërë krimin, ku ka ndodhë ai krim, kush e bëri dhe kush dha urdhër?”, pyeti Limaj.