11:17 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Rrëfimi i të mbijetuarit nga Holokausti: I rrahur brutalisht, i detyruar të bëj seks oral, i uritur … (Foto)

Si një fëmijë i ri në vendin e pushtuar nga nazistët, në Poloni 1939, Szmulek Rozental ishte tmerruar kur kishte dëgjuar zhurmën e kamionëve që po sillnin 20 ushtarë të veshur me uniforma ngjyrë të verdhë.

Ata kishin zbritur, kishin marrë mbulesat dhe i kishin shtrirë në tokë për t`i mbushur më pas me gjëra të vlefshme që i rrethonin, transmeton Indeksonline.

Të gjithë polakët hebrenj do të dërgoheshin në kampe të punës.

Smuzlek do të kalojë 6 vitet e e ardhshme duke u munduar të mbijetojë në kushtet më johumane.

Ai ishte rrahur vazhdimisht brutalisht, gjithmonë duke ngordhur nga uria deri sa i kanë dalë eshtrat në pah dhe dhëmbët i kishin nisur t`i kalbeshin, transmeton Indeksonline.

Polaku i ri ishte detyruar me forcë që të kryejë seks oral çdo ditë.

Tani 89 vjeçar, i mbijetuari i Holokaustit ka shkruar për kohën e tij në Kampin Nazist në librin e tij “Historia ime për të gjetur shpresë në Kampet e Vdekjes së Hitlerit për të inspiruar një gjeneratë të re”. (angl. From Broken Glass: My Story of Finding Hope in Hitler’s Death Camps to Inspire a New Generation).

“Ndonjëherë do të doja që të harroja gjithçka. Dua kaq shumë ta harroj sa më bën të qaj. Uroj që vetëm për një ditë, një orë, apo për një moment të vetëm, do të mund të isha i lirë nga ato kujtime”, ka thënë autori, i cili më pas është emëruar Steve Ross pasi kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara, transmeton Indeksonline.

Ross kishte kuptuar se pasi të marrësh edukimin në një kolegj dhe të punosh si një psikolog i licensuar për një sistem shkollor të Bostonit për 40 vite, duke i motivuar fëmijët që të mos rrijnë në rrugë, por në shkollë, ai ndjente se duhej të bënte më shumë.

Tani ai vazhdon ta rikujtojë atë se “Një gjë e tillë nuk duhet të lejohet të përsëritet më kurrë”./Indeksonline/