14:51 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrëmujë në PSG: Skuadra ndahet në dy klane, brazilianët dhe amerikano-jugorët tjerë

Vonesat e Edinson Cavani dhe Javier Pastores në rikthimin e tyre nga pushimet e Krishtlindjeve dhe komentet e kapitenit Thiago Silva, kanë mbjellë mosmarrëveshje në dhomat e zhveshjes të PSG, në një kohë kur rritet presioni para ndeshjës me Real Madrid.

Gazeta franceze L’Equipe pasqyron këtë të premte këto mosmarrveshje në publik mes anëtarëve të klubit, pas sulmit të nisur dje në rrjetet sociale nga Pastore kundër Thiago Silva dhe kritikon se trajneri Unai Emery dhe drejtori sportiv Antero Henrique kanë pasur strategji të qarta dhe të qëndrushme për të trajtuar polemikat.

“Jemi në një moment mjaft delikat për të ardhmen e sezonit dhe veprime të tilla si ajo e Pastores dhe Cavanit, nuk nderon as ata, por nuk i shërben as atmosferës në ekip. Pastore dëshiron të largohet dhe këtë e ka diskutuar edhe me klubin, por nuk kanë gjetur akordin, ndërsa për Cavanin ndryshon situate”, u shpreh Thiago Silva.

Por e menjëhershme ka qenë edhe replika në distancë e Javier Pastores, që ka përgënjeshtruar kapitenin dhe është shprehur se dëshiron të mbyllë karrierën te PSG-ja, shkruan IndeksOnline.

“Nuk kam folur asnjëherë me Thiago Silvën për problemet e mia, sepse kjo nuk është në natyrën time. Arsyet e vonesës time në grumbullim, kapiteni nuk i di, ndërsa sa i përket largimit, mund të them se jam mjaft i lumtur në Paris, sa do doja të mbyllja këtu karrierën”, u shpreh fantazisti argjentinas, që kërkohet në këtë merkato nga Interi.

Gazeta ‘Le Parisisen’ , megjithatë, përsëriti të premten se Pastore u ka thënë disa prej kolegëve të tij se ai dëshiron që PSG ta transferoj atë në një ekip tjetër.

Sipas kësaj gazete, klani brazilian është përforcuar me ardhjen Neymar dhe Alves. Aty janë edhe Marquinhos apo Lucas Moura. Ndërsa Pastore, Di Maria, Giovani Lo Celso dhe Cavani pjesa tjetër.

Tensionet u bënë të dukshme në dhjetor, kur Neymar u autorizua të udhëtoj për në Brazil për të vizituar motrën e tij të sëmurë, por ai gjithashtu u pa edhe në një klub nate, ku fotot qarkulluan në rrjetet sovciale. /IndeksOnline/