18:48 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrezik serioz për PSG-në, mund të përjashtohet nga ligat evropiane

PSG është seriozisht në rrezik për tu sanksionuar nga UEFA, pas merkatos faraonike të realizuar një vit më parë, me blerjet e bujshme, që për nga shuma e parave të lëvruara, të konsideruara gati të çmendura, për Mbappe, por mbi të gjitha Neymar.

Presidenti i La Liga, spanjolle, Javier Tebas është rikthyer të flasë në lidhje me argumentin e “Fair Play” financiar dhe nuk rezervohet në deklaratën e tij.

“Besoj se PSG, i akuzuar se nuk ka respektuar parametrat financiarë të përcaktuar nga UEFA, duhet të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet europiane.

Klubi francez ka bërë mashtrime ekonomike, ka patur viktima, bëhet fjalë për ekipet që ka eliminuar”, deklaroi numri 1 i La Liga spanjolle.