17:08 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Rrezikshmëria nga rrëshqitja e dheut, pritet bllokimi i rrugës Kaçanik-Hani i Elezit (FOTO)

Reshjet e shumta të shiut kanë rritur rrezikun për rrëshqitje të dheut dhe gurëve në rajonin e Kaçanikut.

Si pasojë e kësaj, pritet që rruga Kaçanik-Hani i Elezit të bllokohet për qarkullim, raporton Indeksonline.

Në anën tjëtër, Ministria e Infrasturës sot do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme lidhur me vendimet dhe veprimet që do të ndërmerren sa i përket rrugës nacionale Kaçanik – Hani i Elezit.

Konferenca pritet të mbahet nga ora në orën 18:00.

Indeksonline iu sjellë pamje të rrugës që pritet të bllokohet si shkak i rrzikshmërisë nga rrëshqitjet e dheut: