19:09 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rrihet ish-deputeti i Vuçiqit, akuzon truprojat e këtij të fundit se e goditën me armë

Ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë, Sasha Mirkoviq pretendon se është sulmuar në veri të Mitrovicës nga truprojat e presidentit, Aleksander Vuçiq.

Sasha po përpiqej të merrte përgjigje lidhur me vrasjen e liderit serb të vrarë në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, mirëpo kjo nuk u pëlqeu truprojave të Vuçiqit.

“Ata më goditën nga prapa me një pistoletë”, deklaroi ai,  transmeton Indeksonline.

Pas ngjarjes në fjalë Vuçiq thuhet të jetë larguar bashkë me personelin e tij të sigurimit, të cilët edhe raportohet të kenë qenë personat që sulmuan Mirkoviqin.

“Si gjithmonë, njerëzit e Vuçiq-it sulmojnë si frikacakë nga prapa! Rikoset do të zbulojnë të vërtetën edhe pse ai është frikacak dhe gjithmonë i rrethuar nga të paktën dhjetë gorilla. Turp për ty Aleksander”, raportohet në rocochetspecial, të ketë thënë Mirkoviq.

Ndryshe vizita e Vuçiqit në Kosovë ngriti shumë tensionet pasi ai tentoi që të futej në Drenicë, ku edhe u ndalua përderisa vizita dy-ditore u përcoll me forca të shtuara policore./Indeksonline/