20:33 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Rritët Nisma e Pejës, i bashkohen mbi 30 anëtar të rinj

Nismës për Kosovën, dega në Pejë nga sot i janë bashkuar 30 anëtar të rinj. Në emër të kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj të aderuarve mirëseardhje iu ka uruar anëtari i Kryesisë njëherësh edhe zv/ministër i Punës, Çerkin Dukolli.

Ky i fundit tha se Nisma për Kosovën po rritet çdo ditë e më shumë. Qytetarët, sipas tij, po e përqafojnë projektin socialdemokrat të Nismës.

Dukolli, ka thënë se të gjithë ata që vlerësojnë se mund ta japin kontributin e tyre dyert i kanë të hapura tek Nisma për Kosovën.

“Nisma për Kosovën, në epiqendër e ka qytetarin dhe angazhimi ynë është për të mirën e qytetarit. Nisma aktualisht përfaqësohet në shumicën e Asambleve Komunale anekënd vendit. Poashtu në shumë komuna jemi në qeverisje lokale. Kjo tregon se jemi në rrugë të drejtë”, ka thënë Dukolli.

Më tutje, ai ka thënë se një ditë më parë partia ‘Vatra’ e ka shkrirë aktivitetin tek Nisma për Kosovën duke shtuar se ditëve në vijim priten edhe aderime tjera.

Edhe kryetari i Nismës në Pejë, Gezon Berisha ka falënderuarit që kanë zgjedhur Nismën për të zhvilluar aktivitetin e tyre politikë. Ai u ka premtuar atyre se do ta kenë hapësirën e nevojshme tek dega e Nismës në Pejë.

Berisha ka paralajmëruar se ditëve në vijim Nismës do t’i bashkohen edhe shumë personalitete tjera nga komuna e Pejës.

Anëtaret e rinj që i janë bashkuar Nismës, janë me profesione të ndryshme. Disa nga ta kanë të mbaruara edhe studimet master.