09:48 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / k.v

Rritet numri i aksidenteve

Policia ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, prej të cilave 25 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia ka njoftuar po ashtu se gjatë së mërkurës, ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut, policia ka shqiptuar gjithsej 1 167 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/