12:37 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës tregon epiqendrën e saktë të tërmetit

Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës ka thënë se epiqendra e tërmetit ishte në Mal të Zi, afër kufirit me Kosovën.

“Tërmeti që ndodhi sot diku rreth 30 kilometra nga kufiri me Kosovën, në Mal të Zi ka qenë 5.2 i Shkallës së Rihterit”. Ky tërmet është ndier edhe në të gjitha qytetet e Kosovës”, tha Mustafa.

Tërmeti ka ndodhur në orën 11:47 dhe për pak sekonda kanë vazhduar lëkundjet edhe në kryeqytet.