20:53 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Rroga e Messit, mos e komentoni, veq mund ta mësoni

Rinovimi i Leo Messit me Barcelonën ka thyer çdo rekord, sipas “Football Leaks”.

Është zbuluar se nga kontrata e re, argjentinasi fiton plot 100 milionë euro bruto në sezon. Sulmuesi “fut në xhep” 50 milionë neto, më shumë se dyfishi i Cristiano Ronaldos, i cili nuk është i kënaqur me rrogën e tij te Reali.

Pra, Barcelona do të paguajë më shumë se 400 milionë euro në 4 sezonet e ardhshme të yllit të saj.

Por, nuk mbaron me kaq. Messi mund të shtojë rrogën e tij nëse luan 60% të ndeshjeve (1.9 milionë euro më shumë) dhe nëse fiton Champions League (12 milionë euro më shumë).