16:04 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rrugët në lagjen“Mati I”, në gjendje të mjerueshme (Foto)

Edhe pse kryeqytet, shpeshherë në Prishtinë mund të hasim në rrugë jo të mira.

Përveç kësaj gjendje, e cila është sfidë si për veturat ashtu edhe për këmbësorët, qytetarët e Prishtinës po përballen edhe me mbeturina të shumta, të cilat po gjuhen në rrugë, e kryesisht në hapësira të ku ka gjelbërim.

Në një gjendje të tillë  janë edhe rrugët në lagjen “Mati I”.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje nga rruga “Ndue Perlleshi” dhe “Shaqir Igrishta”.

Sipas këtyre pamjeve, shihet se përveç rrugëve të prishura, ato janë edhe të mbushura me bërllok./Indeksonline/