15:51 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rummenigge: Nuk do t’i shqetësojë kolegët e Dortmundit, nuk ia marrim Pulisicin!

Karl-Heinz Rummenigge është deklaruar për futbollistin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic.

Rummenigge thotë se Pulisic është një super futbollist, por nuk do t’i shqetësojë kolegët e Dortmundit.

“Pulisic është një lojtar shumë i mirë. Por kam një marrëdhënie të mirë me kolegët e mi nga Dortmund. Unë nuk dua që t’i bëjë nervoz. Në 2013, Bayern kishte sjellë në skuadër Mario Gotzen, Roberto Lewandowskin dhe Mats Hummels”, ka thënë Rummenigge.

Por në anën tjetër, trajneri Niko Kovac deklaroi se gjatë turneut në Amerikë, do të vëzhgohet lojtari i BVB-së.

“Futbolli po lulëzon në Amerikë, kontinenti ka shumë talent që duhet të analizojmë. Dhe Pulisic do të jetë shembull i mirë”, ka thënë kroati.

Bayerni do ta luajë një miqësore të enjten nga ora 1:00 (në mesnatë), kundër Juventusit – pa Ronaldon./IndeksOnline/