09:55 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Rusët e kanë vështirë në Kosovë

“Për shkak të rrethanave socio-kulturore, propaganda ruse dhe vet rusët e kanë të vështirë depërtimin në Kosovë”, ka thënë dr. Arben Fetoshi në një debat televiziv lidhur me luftën speciale në botë që po përpiqet ta bëjë Rusia.

Ai ka thënë se rusët kanë metologji të vjetër lidhur me këtë dhe se tendenca e tyre për ndikim në Ballkan është për të larguar vëmendjen nga disa interesa që ajo i ka më afër Rusisë.

“Megjithatë, dy faktorë e bëjnë të prekshme Republikën e Kosovës nga propaganda ruse e serbe: brishtësia institucionale dhe gjendja jo e mirë ekonomike”, ka thënë Fetoshi.

Temat: