13:57 / E Hënë, 28 Maj 2018 / k.v

Rusët i ndërrojnë vetëm plastikat e aeroplanëve dhe krenohen

Analisti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu ka deklaruar se propaganda ruse është shumëherë më e madhe sesa fuqia e saj reale.

“Aeroplanët rusë nuk kanë ndryshuar asgjë, p.sh. gjenerata e pestë e MIG-ut nuk kanë ndryshuar asgjë nga performanca. Është ndryshuar vetëm plastika e kokpitit dhe disa ngjyra në të dhe asgjë tjetër”, ka thënë Musliu duke iu referuar fuqisë ushtarake të Moskës.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë se “funksionaliteti dhe aspekti operativ rus ka mbetur ku ka qenë. Kjo është në shërbim të propagandës, sepse shtypi është mbushur me lajme të rreme, të paverifikueshme.