19:28 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Rusi – Arabi, FIFA zbulon lojtarin e ndeshjes (Foto/Video)

Me pesë gola përfundoi ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Ekipi kombëtar i Rusisë deklasoi Arabinë Saudite duke mposhtur me rezultat 5-0, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë sfidë i shënuan: Gazinskii, Golovin dhe Cheryshev (2).

FIFA në fund të ndeshjes ka zbuluar lojtarin më të mirë në këtë përballje, që është ish-lojtari i Real Madridit, Denis Cheryshev.

Cheryshev shënoi dy gola të bukur në këtë sfidë./IndeksOnline/