11:29 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rusi e bën Ladën të lëvizë me stufë të druve [Video]

Kur është fjala për drejtimin e makinave në alternativa tjera më të lira, tashmë kemi parë disa metoda të ndryshme. Vaji ushqimor është shembulli më i freskët.

Por cfarë sa i përket drejtimit të një makine me dru zjarri? Duket që është e mundshme në makinën ruse Lada.

Në një video e ndarë në dy pjesë, tregon konvertimin e kësaj makine në atë mënyrë që të ecë me djegien e druve të zjarrit.

Duke montuar një stufë nga një bombolë e vjetër gazi, fillimisht e teston atë me qymyr druri dhe konfirmon se sistemi mund të prodhojë gazra të ndezshëm. /IndeksOnline/

Pjesa 1:

Pjesa 2: