16:20 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rusia e fton Zuckerbergun për dëshmi në këtë shtet

Ligjvënësit në Rusi duan që Mark Zuckerberg të dëshmojë para tyre. Moscow Times raporton se gjatë sesionit të së mërkurës të dhomës së sipërme të Parlamentit rus, senatorët propzuan thirrjen për dëshmi të numrit një të Facebook.

Kryetarja e dhomës, Valentina Matviyenko ka thënë se ajo do të merrte përgjegjësinë për të organizuar ardhjen e Zuckerberg. Zuckerberg dëshmoi para Parlamentit Evropian dy javë më parë, dhe para dy komiteteve të ndara të Kongresit në SHBA muajin e kaluar.

Ligjvënësit amerikanë në mënyrë të përsëritur nxorrën spektrin e ndikimit rus në zgjedhjet e vitit 2016 përmes Facebook dhe mediave të tjera sociale.

Senatorët rusë duan që Zuckerberg të dëshmojë për tema të tilla si siguria e informacionit, privatësia dhe “shpërndarja e përmbajtjes së dëmshme”./Indeksonline/