13:47 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Rusia kurrë nuk do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq. ka thënë se Rusia kurrë nuk do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur apo që të bëhet anëtare OKB-së

Ai tha se Rusia do të mbështesë çdo kompromis mbi Kosovën që i përshtatet Serbisë, e cila sipas tij, “arrihet me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë”.