00:24 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ryva Kajtazi dhe Shqipri Kelmendi lansojnë projektin ‘Thehet zemra’ (Video)

Pas një pauze të gjatë, këngëtarja kosovare Ryva Kajtazi është rikthyer përsëri.

Ajo ka ardhur përmes një bashkëpunimi me Shqipri Kelmendin.

Kënga e dyshes mban titullin ‘Thehet zemra’ dhe është lansuar sot në kanalin ‘Youtube’.

Muzikën dhe tekstin e ka bërë Kreshnik Avdiu, orkestrimin Ardian Kastrati, ndërsa videoklipi është realizuar nga Urban Graphics./Indeksonline/