14:55 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sa bukur i rri kjo fanellë, Berisha zyrtarizohet te Lazio

Valon Berisha do të jetë futbollisti më i ri i Lazios.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me ekipin nga Serie A, shkruan IndeksOnline.

Berisha ishte afër t’i bashkohet Sampdorias, por në momentin e fundit ai mendoi të shkonte te Lazio.

Mesfushori ishte pjesë e Red Bull Salzburg, ku bëri afro 233 paraqitje, shënoi 44 gola dhe fitoi 9 trofe./IndeksOnline/