10:50 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018

Sa i pafat! Ylli i Chelseat lëndon ligamentet e gjurit, mungon tetë muaj (Foto)

Futbollisti i Chelseat, Marco van Ginkel ka pasuar një lëndim të rëndë në stërvitjet para-sezonale.

Ylli holandez ka lënduar ligamentet e gjurit gjatë stërvitjeve, shkruan IndeksOnline.

Blutë e Londrës përmes faqes zyrtare thanë se Ginkel menjëherë është futur në operacion dhe e ka kryer me sukses. Por, për t’u rikthyer në fushën e gjelbër, futbollisti duhet të pushoj tetë muaj, deri në muajin shkurt të vitit 2019.

Van Ginkel së fundmi ishte i huazuar te ekipi i Holandës, PSV-ja, ku edhe mbante shiritin e kapitenit./IndeksOnline/