16:31 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sa i turpshëm është Kante, zbulohet videoja kur lojtari i kërkon N’Zonzit t’ia dhuroj trofeun (Video)

N’Golo Kante është një nga lojtarët më meritor që Franca është shpallur Kampion i Botës.

Kombëtarja e Francës mposhti dje Kroacinë 4 me 2 në finalen e madhe të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Të gjithë e kanë njohur lojtarin e Chelseas, Kante si një njeri tejet të guximshëm, duke e parë atë në fushën e lojës. Megjithatë, ylli francez është tejet i turpshëm.

Gjatë festës së mbrëmshme, dolën zërat se Kante i ka kërkuar bashkëkombësit të tij, N’Zonzi që t’ia dhuronte titullin dhe ta bënte ndonjë foto.

Sot është shfaqur edhe videoja ku shihet N’Zonzi duke ia dhuruar trofeun e Kupës së Botës N’Golo Kantes.

Përveç kësaj, lojtarit të Chelseas ia kanë dedikuar edhe një këngë duke treguar edhe njëherë tjetër se ai ishte më meritori që Franca e gëzon këtë trofe!./IndeksOnline/