13:57 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Sa ndikon të ngrënit vonë në peshën tuaj?

Tash e sa kohë është bërë besëtytni që të ngrënit vonë është shkaktari kryesor i shtimit në peshë, e sidomos nëse hahen ushqime me shumë kalori.

Por mjeku dhe dietologu Michael Mosley tha se kjo nuk është aspak e vërtetë. Por, sipas tij, bazuar në dietat e duhura dhe të shëndetshme, gjatë pesë ditëve të javës ju mund të hani çka do që dëshironi, ndërkaq në dy ditët e mbetura ju duhet të konsumoni jo më shumë se vetëm 500 kalori në ditë për vajza de 600 kalori për meshkuj, transmeton Indeksonline.

Por, numërimi i kalorive është vetëm një prej metodave që funksionon për humbjen e peshës.

Ushqimi me karbohidrate të larta, si buka e bardhë dhe makaronat janë direkt të lidhura me shtimin në peshë.

“Nëse konsumoni shumë karbohidrate dhe sheqerna, veçanërisht lloji që nuk ka fibra, ju shumë shpejt do të shtoni nivelin e glukozës në gjak”, ka shkruar Mosley në një artikull për BBC.

Ai po ashtu tha se nëse kjo glukozë e fituar nuk digjet nëpërmjet ndonjë aktiviteti fizik, atëherë pankreasi lëshon insulinën në gjak, kështu pastaj vjen deri tek shtimi në peshë.

“Shumë yndyra siç është dhjami në pjesën e barkut mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore, siç është diabeti i tipit 2”, shkroi ai.

Por, dietologu ka theksuar se ngrënia e karbohidrateve në mbrëmje është shumë më e keqe dhe më e dëmshme se sa ngrënia e tyre në mëngjes. Sipas tij, kur i hani ato në mëngjes, atëherë mundësitë për të djegur kaloritë gjatë ditës janë shumë më të mëdha./Indeksonline/

Temat: