13:10 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sa shpenzon Sarri për duhan, mediat angleze ia bëjnë llogaritë për ditë, muaj dhe vit

Mediat angleze kanë një kureshtie të jashtëzakonshme për të “zhbiriluar” dhe për të zbuluar sa më shumë detaje për jetën e personave publikë. Së fundi në objektiv të tyre ka rënë Maurizioo Sarri, trajner italian që këtë verë mori drejtimin e skuadrës së Chelseat, në Londër.

Ish tekniku i Napolit është një duhanpirës i rregullt, aq sa në stadiumet e Serisë A ishte e rrallë që ta kapte kamera pa cigare në gojë ose në dorë. Gjithsesi me transferimin në Londër, Sarri duhet të mendojë të bëjë edhe pa cigaret e tij, pasi në pankinat e stadiumeve angleze, nuk lejohet duhani.

Për ta nxitur më shumë italianin, që të lërë duhanin, mediat angleze i kanë bërë edhe një llogari, duke i treguar se sa shpenzon Sarri për cigaret e tij. Kështu trajneri i çelësit konsumon rreth 80 cigare në ditë, ose një çdo 12 minuta dhe kap një mesatare prej rreth 29 mijë cigaresh në vit.

Sa i përket kostos, anglezët kanë përllogaritur që gjatë gjithë jetës së tij, Sarri të ketë shpenzuar rreth 400 mijë euro për duhan, shifër e barabartë me pagën e dy javëve të Eden Hazardit.

Temat: