16:41 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu poston fotografi me Xenin! I quajnë “Legjenda të muzikës” (Foto)

Janë dy nga këngëtarët më të suksesshëm në mbarë trojet shqipfolëse.

Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun dhe Shkëlzen Jetishin-Xenin. Dyshja përveç që i lidh muzika dhe hitet e shumta që ata kanë krijuar, janë edhe miq të mirë, shkruan Indeksonline.

Edhe pse në moshë edhe ata janë adhurues të rrjeteve sociale. Është Sabri Fejzullahu ai që në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi bashkë me Xenin, e sigurisht komentet kanë qenë të shumta, ndërsa të dy këngëtarët i kanë quajtur “Legjenda të muzikës”./Indeksonline/