11:36 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu publikon projektin e ri ‘Aisha dashnia’ (Video)

Me tekst të Pirro Çakos e muzikë të Marsel Zadrimës, këngëtari i shumëpëlqyer kosovar Sabri Fejzullahu ka sjellë këngën e tij më të re.

Kënga mban titullin ‘Aisha dashnia’ që vjen edhe me klip, i cili tashmë është publikuar në kanalin Youtube.
Ndryshe Sabri Fejzullahu numëron dhjetëra hite, ndërsa ka 5 dekada që i falë muzikës shqiptare këngë të pavdekshme./Indeksonline/