20:40 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Salah barazon Kane me gola, Liverpool vazhdon furishëm

Egjiptiani vijon të tregojë formën e mrekullueshme këtë sezon, teksa me golin e sotëm ka barazuar Harry Kane në listën e golshënuesve, me 24 topa të dërguar në rrjetë. Madje Salah e mposht anglezin falë asisteve, pasi ka dhuruar 8 të tillë, kundrejt 2 të sulmuesit të Tottenhamit.

Edhe Liverpooli, me 3 pikët e marra, ka parakaluar Tottenhamin, por edhe Manchester Unitedin në renditje dhe ka kaluar përkohësisht në vendin e dytë./IndeksOnline/