14:44 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Salah me një mesazh emocionues për tifozët e Liverpoolit (Video)

Mohamed Salah ka dërguar një mesazh tek mbështetësit e Liverpoolit pas nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë me klubin.

Gjatë ditës së sotme u njoftua se Salah kishte vendosur të nënshkruaj kontratë të re duke vënë në letër një marrëveshje të re afatgjatë pas një sezoni në Anfield.

Dhe egjiptiani, autori i 44 golave ​​në vetëm 52 paraqitje, ka ofruar reagimin e tij në një video për faqen zyrtare të LFC-së.

“Përshëndetje tifozët e Liverpoolit, jam shumë i lumtur të them se kam nënshkruar një kontratë të re me klubin,” tha Salah.

“Viti im i parë në klub ishte një përvojë e pabesueshme për mua dhe familjen time. Unë duhet të falënderoj të gjithë në Liverpool dhe gjithashtu ju, përkrahësit tanë”.

“E di që mund të arrijmë shumë gjëra së bashku [dhe] mezi po pres që iu shoh. Shihemi se shpejti”, ka thënë Salah.  /IndeksOnline/