19:14 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Salah po i jep tjetër përceptim Britanisë për Islamin

Mohamed Salah është bërë një bekim jo vetëm për Liverpoolin, por edhe për komunitetin britanik.

Ai ishte edhe më herët i njohur në futbollin anglez – një flirtim i hershëm me Chelsean. Por, dihej vetëm pozita që ai luante dhe shpejtësia e tij, jo dicka më shumë.

Nga ardhja e tij në Liverpool kur u transferua nga Roma, duket që ka ndryshuar gjithcka.

Të kuptoni ndikimin global të Salah, së pari duhet të vlerësoni aftësitë e tij në fushë transmeton IndeksOnline. 25-vjecarin kanë filluar të krahasojnë me Lionel Messin këtë sezon, përtej stilit dhe shtatit dhe statistikave. Ai numëron 44 gola deri tani.

Për më shumë, ai duket që ka thyer barrierat sociale dhe ka ndryshuar paksa përceptimin e Britanisë, për një fushë të jetës së tij që është edhe më e rëndësishme se futbolli – besimin e tij.

Tema e Islamit është e diskutueshme në Britani sot. Përfaqësuesit negativë të besimit kanë përhapur frikën dhe kanë formuar një antagonizëm midis Britanisë së mesme dhe bashkësive islame që ajo strehon.

Me praninë e Salah këtë vit, bashkësia islame në Britani ka marrur një figurë më pozitive, një “RP” të mirë në një det të titujve negativë.

Channel 4 e titulloi javën e kaluar ‘Salahizmin’ në “Mo Salah: Një përrallë futbolli’ . Përkundër titullit të zjarrtë, programi tregoi një pasqyrë të madhe në ndikimin që Salah ka pasur në islamin britanik.

Mumin Khan, Imami i Xhamisë Sheikh Abdullah Quilliam në Liverpool, tha:

“Ai është një model pozitiv për komunitetin mysliman dhe jomusliman këtu në Britani dhe në mbarë botën.

“Ai ka ndryshuar përceptimin e disa prej mendimeve negative që njerëzit kanë në lidhje me besimin islam.

“Ky është modeli që kërkojmë për të gjithë Britaninë, njerëz si ai që mund të na bashkojë të gjithëve”.

Ndikimi i tij tani është vërtet global. Arabia Saudite i ka ndarë më herët një copë tokë në Mekë atij, si njohje të arritjeve të tij frymëzuese për muslimanët anembanë botës. /IndeksOnline/